Makina e përdorur për atentatin ndaj Ardian Çapjas rezulton e vjedhur në Fushë-Krujë

0
Gjigandi

Zbulohen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në mëngjes në Elbasan, aty ku mbeti i plagosur me snajper Ardian Çapja.

Raportohet se makina që u përdor nga atentatorët ka rezultuar e vjedhur.

Mjetit të cilit iu vu flaka në një zonë të pyllëzuar në Fushë-Mbret ishte vjedhur në Fushë-Krujë. Gjithashtu, edhe targat e mjetit rezultojnë të vjedhura.

Vjedhja është denoncuar nga pronari e mjetit.

Autoritetet kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve të ngjarjes.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu