Cakaj bisedë telefonike me homologen britanike, në fokus thellimi i marrëdhënieve mes dy vendeve

0
Gjigandi

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi gjatë ditës së sotme një bisedë telefonike me Ministren për Fqinjësinë Evropiane dhe Amerikat të Mbretërisë së Bashkuar, Wendy Morton.

Në fokus të bisedës ishte bashkëpunimi i shkëlqyer në kuadër të OSBE-së dhe në synimin e Shqipërisë për të shërbyer si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në 2022-2023.

“Mbretëria e Bashkuar vlerëson lart ujdinë ndër-partiake për reformën zgjedhore dhe mbështet fuqishëm rrugën evropiane të Shqipërisë!”-u shpreh Cakaj.

Gjithashtu, të dy ministrat u dakordësuan për të vazhduar bisedimet për lidhjen e disa marrëveshjeve, me qëllim thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu