Lulëkuqja ‘mbi” grurë, lulja mbulon parcelat në Bulqizë, ul prodhimin e drithit

0
5
Gjigandi

Lulëkuqja ka mbuluar masivisht parcelat e kultivuara me grurë në Bulqizë. Ekspertët e Bujqësisë, pranojnë se fenomeni është i përhapur masivisht, çka pritet që të ndikojë në rendimentin e prodhimit.

Kjo është pamja e një parcele të mbjellë grurë në Fushë – Bulqizë.

Thuajse e gjithë parcela është e pushtuar nga lulëkuqja.

Specialistët e bujqësisë thonë se një fenomen i tillë është i përhapur në të gjithë Bulqizën, duke dëmtuar prodhimin e grurit

Arshi Beqiri: Është një fenomen kryesit në këtë njësi administrave. Tani infeksioni ka ndodhur dhe nuk kemi çfarë të bëjmë.

Specialistët thonë se për të luftuar lulëkuqen, kultivuesit e grurit duhet të kishin ndërhyrë më spërkatje që në muajin mars.

Por mënyra më e mirë mbetet ndërrimi i kulturës për dy vite, ndërsa fermerët këshillohen të përdorin farëra me certifikatë sigurie.

Arshi Beqiri: Kjo nuk është bërë, fara mund të ketë qenë e infektuar, nuk është bërë një kontroll në mars.

Prania e Lulëkuqes në të mbjellat me grurë ulë rendimetin e prodhimit pasi ajo merr nga ushqimi i bimës dhe pengon diellin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu