Lulëkuqja ka mbuluar masivisht parcelat e kultivuara me grurë në Bulqizë. Ekspertët e Bujqësisë, pranojnë se fenomeni është i përhapur masivisht, çka pritet që të ndikojë në rendimentin e prodhimit.
Kjo është pamja e një parcele të mbjellë grurë në Fushë – Bulqizë.
Thuajse e gjithë parcela është e pushtuar nga lulëkuqja.
Specialistët e bujqësisë thonë se një fenomen i tillë është i përhapur në të gjithë Bulqizën, duke dëmtuar prodhimin e grurit
Arshi Beqiri: Është një fenomen kryesit në këtë njësi administrave. Tani infeksioni ka ndodhur dhe nuk kemi çfarë të bëjmë.
Specialistët thonë se për të luftuar lulëkuqen, kultivuesit e grurit duhet të kishin ndërhyrë më spërkatje që në muajin mars.
Por mënyra më e mirë mbetet ndërrimi i kulturës për dy vite, ndërsa fermerët këshillohen të përdorin farëra me certifikatë sigurie.
Arshi Beqiri: Kjo nuk është bërë, fara mund të ketë qenë e infektuar, nuk është bërë një kontroll në mars.
Prania e Lulëkuqes në të mbjellat me grurë ulë rendimetin e prodhimit pasi ajo merr nga ushqimi i bimës dhe pengon diellin.