Idenë e kryeministrit Rama për legalizimin e kanabisit për efekte kurative, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi i shikon si një shashkë të kryeministrit Rama për të hequr vëmendjen nga ekonomia.
Në komunikim për mediat, pas takimit me kreun e PD dhe partitë e tjera aleate, Kryemadhi tha se shumë shpejt shqiptarët do të diskutojnë bukën e gojës.
Kryemadhi: Si gjithmonë Rama është një kryemashtrues qesharak. Kjo e vendosi në një pozicion të vështirë edhe ambasadorin e BE. Ky është një moment për të larguar vëmendjen nga varfëria që ka pllakosur shqiptarët.
Ligji është legalizim i grupeve kriminale dhe të varfrin për të vrarë, të mesmin për ta bërë të varfër dhe për të shkatërruar çdo ditë ekonominë shqiptare.
Legalizimi i kanabisit është një nga skandalet e radhës dhe shashkat e radhës që hedh Rama, sepse nuk do që shqiptarët të diskutojnë për varfërinë. Shumë shpejt shqiptarët do të diskutojnë për bukën e gojës.