Le Iene në Itali: Rama shemb Teatrin Kombëtar, shkakton revoltë

0
Gjigandi

Lajmi i shembjes gjatë natës së Teatrit Kombëtar në Tiranë po ndiqet orë pas ore dhe nga mediat, redaksitë e agjensitë kryesore botërore të lajmeve.

Me një video ekskluzive që dëshmojnë momentet e shembjes së kësaj godine, arrestimet e artistëve dhe të qytetarëve, emisioni më i njohur investigativ italian “Le Iene”, publikon materialin me tiutllin “Rama prish Teatrin Kombëtare, shkakton revoltë”!

“Me gjithë rregullat shtrënguese të pandemisë në Tiranë shpërthejnë protestat e arrestohen gazetarë e qytetarë që protestojnë”.

“Imazhet që shihni në këtë video, janë nga kryeqyteti i Shqipërisë ku për mbi 2 vite po luftohet një betejë e ashpër mbi fatin e teatrit historik , një projekt i realizuar në vitet ’30 nga regjimi fashist italian e nga arkitekti italain Giulio Berte. Rruspat shëmbën teatrin ndërsa në rrugët e kryeqytetit shpërtheu lufta guerrile me policinë që largoj qytetarët që ishin mbledhur në brendësi të godinës në mbrojtje të teatrit dhe arrestooi gazetarin e njohur Alfred Lela”, informon redaksia e gazetarëve të Le Iene, e cila sjell akuzat e opozitës për qëlime intersash ndërtuese pas vendimit për shembjen e godinës historike.

Edhe Euroneës Italia në artikullin e saj shkruan se “me goditjet e rruspave shemben shpresat e një pajtimi politik në Shqipëri.”

RonaTyra

Po ashtu dhe agjensia Associated Press vazhdon të informoj në kohë realse se me qindra protestues  vazhdojnë të qëndrojnë pranë vendit ku u shemb ndërtesa me thirrjet “Poshtë diktatura”.

Po ashtu dhe e përditshmja amerikane  Neë York Times përcjell lajmin duke theksuar  se protestat e qytetarëve të zemëruar vazhdojnë në Tiranë me thirrjet “Poshtë diktatura”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu