Kryetari i Sarandës tregon se kur do të mund të shkojnë qytetarët për pushime

0
Gjigandi

Kryetari i Bashkësisë së Sarandës, Ardian Gruma, ka thënë janë duke u përgatitur për një sezon turistik.

Gruma në një intervistë për RTV Dukagjini ka thënë janë duke punuar që turistët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut mos të kenë pengesa për t’i kaluar pushimet verore në Sarandë.

“Patjetër e keni parë vitet e tjera që Saranda është destinacion i pëlqyer jo vetëm nga jashtë por edhe vendas, po shpresojmë që deri në momentin të jemi bërë gati edhe lëvizshmëri si të thuash ardhje nga turistët e Kosovës dhe Maqedoni mos të kenë pengesa. Ministria e Turizmi dhe Shëndetësisë nga hartuar një protokoll për të gjitha sjelljet dhe qasjet që do të kenë turistët sivjet në plazhet shqiptare, patjetër që ky draft është diskutuar edhe me operatorët turistik dhe jemi në fazën e dhënies së sugjerimeve argumenteve tona, opsioneve dhe vërejtjeve të cilat pastaj do të përcillen në ministritë e linjës dhe në fund fare do të kemi finalizim të këtij drafti. Në të njëtjen kohë po përgatitemi edhe për menaxhimin të plazheve dhe mbetjeve urbane si dhe furnizimin me ujë”, ka thënë Gruma.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu