Janë riaktivizuar rastet pozitive me COVID-19 nëpër fasoneri. Sërish bëhet fjala për Bashkinë e Krujës, aty ku ka 3 raste në qytetin e Krujës kurse një tjetër në Fushë- Krujë.
Kishte ditë që nuk dilnin raste me COVID-19 nga fasoneritë por sërish janë rikthyer aty ku ishte dhe problematika më e madhe, në Krujë.
Nga 64 tamponë që janë marrë orët e fundit vetëm katër prej tyre kanë rezultuar pozitiv duke e çuar në 53 numrin e të infektuarve në këtë qytet.
Në Shqipëri ka pasur ulje të raste prej dy ditësh vetëm me nga 4 persona në ditë, duke pasur numrin më të ulët që pas shpalljes së pandemisë.