Këshilli Politik pritet të mblidhet sërish ditën e nesërme më 22 qershor.
Pas marrëveshjes së 5 qershorit për ndryshimet në kodin elektoral,mazhoranca dhe opozita janë ndarë sërish në qëndrime. Zgjedhja e anëtarëve të KQZ-së re ende nuk po merr një zgjidhje.
Gazetari i Ora News Everest Dedaj, informon se prej 10 ditësh ristrukturimi i organit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka sjellë një debat mes palëve dhe kjo diktohet prej faktit se Partia Demokratike dhe aleatët e saj nuk janë pjesë e Kuvendit, dhe si rrjedhojë përfaqësimi i tyre në këto innstitucione është e vështirë.
Kjo edhe për faktin se mazhoranca kërkon që pjesë e këtyre institucioneve të jeta edhe opozita parlamentare.