Spiropali i përgjigjet Berishës: Zgjedhja e Presidentit nuk parashikon pjesëmarrjen e të vdekurve…

0
Spiropali i përgjigjet Berishës: Zgjedhja e Presidentit nuk parashikon pjesëmarrjen e të vdekurve…
Gjigandi

Ndërsa lideri demokrat Sali Berisha ka përjashtuar çdo konsensus të mundshëm të Partisë Demokratike me kryeministrin Edi Rama për zgjedhjen e presidentit të ri, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në një reagim në twitter thotë se Sali Berisha është vetëpërjashtuar nga një proces ku nuk e ka ftuar askush dhe ku askush nuk ka pasur asnjë plan për ta ftuar.

Sipas saj, procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës nuk parashikon pjesëmarrjen e të vdekurve që nuk vdesin.

Dy ditë më parë Berisha deklaroi nga Shkodra Sali Berisha se opozita nuk do të propozojë një emër për Presidentin e ri të vendit pas Ilir Metës, por as nuk do të japë konsensus për propozimet e PS në parlament.

Pas homazhit në memorialin e dëshmorëve të 2 prillit, Berisha theksoi se demokratët po bashkohen me njëri -tjetrin dhe me shqiptarët për tu ngritur kundër qeverisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu