Covid-19 prek edhe qytetin e Tropojës. Burime nga spitali i Tropojës bëjnë me dije se një çift është konfirmuar pozitiv me koronavirus.
Aktualisht ata po janë duke u trajtuar në shtëpinë e tyre.
Mësohet se çifti është nga fshati Berbat dhe ndodhen në gjendje shumë të mirë shëndetësore, ndërkohë vijon hetimi epidemiologjik.
Tashmë në qytetin verior janë 2 persona të infektuar me koronavirus.