Konflikt mes kunetërve në Fushë-Krujë, plagosen me thikë dy persona

0
Gjigandi

Një konflikt mes dy personave është regjistruar ditën e sotme në Fushë-Krujë.

Pas një konflikti të çastit, kanë mbetur të plagosur me thikë shtetasit E.Gj.,rreth 30 vjeç, dhe S.T., rreth 22 vjeç.

Dy personat e përfshirë në ngjarje janë kunetër. Fatmirësisht ata janë jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 21.05.2020, rreth orës 11:45, pas një konflikti të çastit kanë mbetur të dëmtuar me mjet prerës,(thikë) shtetasit E.Gj.,rreth 30 vjeç, dhe S.T., rreth 22 vjeç, (kunetër) , të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën” – njoftojnë uniformat blu.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe shkakun e ngjarjes.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu