Pas rastit të parë të konfirmuar, ku një 36-vjeçare e cila punon në Ujësjellësin e Beratit rezultoi një ditë më parë e infektuar me koronavirus, konfirmohen dy raste të reja.
Mësohet se dy të infektuarit e tjerë janë raste kontakti të 36-vjeçares, gjithashtu punonjës të Ujësjellësit.
Tashmë është zgjeruar rrjeti i tamponëve të kontakteve të personave të infektuar, si dhe të familjarëve të tyre.
Dy të infektuarit e fundit janë një grua 44 vjeçe dhe një burrë 56 vjeç.
Aktualisht vijon gjurmimi i rasteve të tjera, për të zbuluar se deri ku është shtrirë infektimi.