Shkodër, rrahën pronarin dhe i vodhën ushqimet në dyqan, prangosen dy persona

0
Shkodër, rrahën pronarin dhe i vodhën ushqimet në dyqan, prangosen dy persona
Gjigandi

Arrestohen në Shkodër 2 persona të akuzuar për vjedhje, shkatërrimi i pronës dhe kanosja të kryera në bashkëpunim.

Policia informon se këta dy persona më datë 27.03.2022, kanë vjedhur artikuj të ndryshëm ushqimor në dyqanin në pronësi të shtetasit B. B., 61 vjeç, banues në lagjen “Liria”, Shkodër.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasit S. Q., 27 vjeç dhe S. Q., 31 vjeç, banues në Shkodër. Këta shtetas dyshohen se më datë 27.03.2022, kanë vjedhur artikuj të ndryshëm ushqimor në dyqanin në pronësi të shtetasit B. B., 61 vjeç, banues në lagjen “Liria”, Shkodër. Po në datën 27.03.2022, shtetasit S. Q. dhe A. Q. kanë kanosur shtetasin B. B., si dhe i kanë dëmtuar me sende të forta pajisjet në dyqan.

” – njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu