“Lumë” kokaine në kavanozët e orizit, kush janë 4 trafikantët shqiptarë

0
Gjigandi

Në Itali, ka nisur gjyqi ndaj 4 shqiptarëve pjesë e një bande të trafikantësh droge, që u arrestuar në një operacion të koduar “Underground” të zhvilluar në Romë më 13 qershor 2019. Shqiptarët e arrestuar janë Armand Cuni 45 vjeç, Fatjan Sopi, 29 vjeç, Mario Kelmendi, 24 vjeç dhe Rudenc Medolli, 38 vjeç.

Vetëm njëri prej tyre është pyetur gjatë seancës dëgjimore, ndërsa procesi u bllokua për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ai është 29 vjeçari Fatjon Sopi, i arratisur nga Italia në përpjekje për t’i shpëtuar arrestimit. Sipas hetuesve, Sopi kishte marrë pjesë në organizatë kur ishte vetëm 20 vjeç në vitin 2012 dhe kishte si detyrë shitjen e drogës tek kontraktorët ose klientët. I arrestuar nga policia gjermane, ai u ekstradua në Itali në gusht të vitit të kaluar.

“Ai bleu kokainën aty ku ndodhej, për përdorim personal. Pastaj disa vjet më parë ai vendosi të shpërngulej, duke gjetur punë në një kompani të madhe gjermane që e punësoi atë dhe me të cilin është shumë i vlerësuar ”, – tha avokati duke kërkuar arrest shtëpie. I dyshuari tjetër që kishte provuar të arratisej në Spanjë, është Erjion Collaku, 38 vjeç. Ai u ndalua në aeroportin e Barcelonës, me një urdhër arresti evropian. Të gjithë të arrestuarit akuzohen për përfshirje në trafikun e drogës në segmentin Bruksel-Viterbo. Një ortek kokainë përfshiu zonën e Viterbo mes marsit dhe korrikut 2016.

Armand Cuni konsiderohet si një nga drejtuesit e bandës, i tradhtuar nga një maqedonas i rrahur rëndë për një borxh, denoncimi i të cilit e çoi në burg. Pjesë e bandës është edhe 45 vjeçari Bledar Shtembari i burgosur për një akuzë tjetër në burgun e Frosinones.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu