Kostumi gati, kërkohet presidenti. Gjiknuri: “Mësuam” nga Ilir Meta, kreu i ri i shtetit ndryshe

0
Kostumi gati, kërkohet presidenti. Gjiknuri: “Mësuam” nga Ilir Meta, kreu i ri i shtetit ndryshe
Gjigandi

Eksperienca me presidentin Ilir Meta do ta bëjë më të kujdesshëm maxhorancën për të zgjedhur emrin e ri që do të vendoset në krye të shtetit.

Sekretari I Përgjithshëm I PS-së Damian Gjiknuri në një intervistë për Ora News thotë se duhet ti jepet fund politizimit të presidentit.

“Synojmë të kemi një president që di të qëndrojë mbi palët. Nuk ka njerez apolitikë. Është shumë e vështirë të gjesh njerëz në shoqërinë shqiptare që nuk ka një qasje politike por e rëndësishme është që të jetë një figurë që nuk ka interesa politike kur shkon në atë zyrë përtej detyrës së ushtrimit të detyrës së presidentit. Këtë do synojmë. Për ne nuk ka rëndësi bindjet e majta apo të djathta sesa karakteri i tij dhe sa do të dijë të ushtrojë detyrën e presidentit shumë më ndryshe seç bëri presidenti i fundit që është aktualisht në detyrë”

Zgjedhja e një gruaje në krye të presidencës nuk përjashtohet:  “Probaliteti është i lartë dhe nuk do të ishte habi që në krye të shtetit të jetë një presidente”

Negociatat nuk do të zhvillohen mes partive. Socialistët kanë menduar që konsultimet të bëhen përmes të mandatuarve të grupeve parlamentare.

RonaTyra

“Opozita është në një gjëndje kaotike, janë shumë flukse si pa kokë dhe kjo ka sjellë vështirësitë e tyre për tu ulur në këto komisione”

Gjiknuri shprehet se nuk mund të zgjedhin ata se kush do drejtojë PD-në.

“Nuk zgjedhim dot drejtimin e PD-së. U takon atyre. Nëse do të zgjedhin një person non grata duhet ta mendojnë mirë avantazhet dhe çfarë do u sjellë. Ata duhet të vlerësojnë kostot dhe benefitet.

Më 9 prill socialiatët do të mbledhin Kongresin për te bërë ndryshime në statut, analizë në qeverisje dhe prioritetet e 3 viteve të ardhshme.

Të mërkurën në orën 17:00 kryesocialisti Rama do të mbledhë kryesinë për organizimin e Komgresit, por nuk përjashtohet edhe diskutimi për fatin e mandatit të deputeti socialiat Alqi Bllako.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu