Kodi zgjedhor si kod banditësh, qeveritë ndërrohen me rradhë për të vjedhur

0
Gjigandi

Kodi zgjedhor si KOD banditësh dhe zgjedhjet me këtë kod dhe formacion politik, nuk janë zgjidhje, por sjellje në rrethin vicioz të mizerabilitetit në statuquon e bandave politike

Shqipëria është në këtë gjendje të paaftësisë për të zhvilluar demokraci dhe institucione shtetrore të forta të pavarura dhe prosperitet ekonomik, sepse, prej tre dekadash të postkomunizmit ende zotëron politikën, median, kulturën, artin po ajo elitë e stisur nga regjimi komunist e shërbëtorëve dhe bashkëpunëtorëve të rekrutuar të viteve 80-90, që më pas u hodhën të gjithë në “pluralizmin” e dhjetorit 90 për të ndërtuar demo(n)kracinë.

1. Problemi parë është se kjo elitë e viteve 80-90 kanë probleme me të kaluarën e tyre dhe janë peng i saj. Pra, nuk mund të çlirohen prej vetvetes. Për të mbuluar vetveten kanë gënjyer, mashtruar, manipuluar për të krijuar një figurë në përshtatje të kohës së re por me kostumin e vjetër të kthyer mbrapsht.

2. Duke mos pasur asnjë lloj moraliteti këta u zhytën me fuqinë e pushtetit në llumin e korrupsionit, trafiqeve, duke korruptuar edhe fëmijët e tyre dhe rinine me këtë strategji të kompromentimit dhe stilit tyre të gënjeshtrave dhe manipulimit me mashtrime të turmave në nevojë për një vend pune, polic, doganë administratë dhe ofruar njerëzit më pa moral, më pa vlerë, pa minimum dashurie për vendin dhe shoqërinë. Këtë tashmë e shohin të gjithë ata njerëz që ruajnë një respekt për veten, për integritetin dhe moralin e tyre. Kjo është arsyeja që nuk kemi një administratë profesione dhe morale, ngaqë çdo parti që vjen në pushtet përmbys çdo gjë për të sjellë militantët në shërbim të bandës së re.

3. E shikon gjendjen katastrofike morale, kulturore mizerabël në parlament, në qeveri, në administratë, në kulturë në media ne sistemin arsimor dhe universitar, në dyqanet e sekserëve qe quhen gjykata, duke grumbulluar rreth vetes njerëz të komromentuar dhe vulg moral e shoqëror

RonaTyra

Pra e keqja nuk duhet kërkuar tek një njeri qoftë Hoxha, Alia, Berisha,Nano, Rama apo dreqi dhe i biri … por e këtij njeriu që krijon në vazhdimësi të saj shoqëria shqiptare si model i vetë kësaj shoqërie vasale dhe të korruptuar shpirtërisht dhe moralisht. Shoqëri folklorike dhe idolartore si shpirt skllavi dhe e paaftë në ngritjen e ndërgjegjes, vetdijes, kulturës për të bashkjetuar me të kundërtën, integritetin shoqëror dhe zhvillimit hapsirave demokratike nëpërmjet vlerave dhe kontributeve nëpërmjet garës dhe jo emërimeve të kryetarëve të bandave, që në Shqipëri, quhen parti që luftojnë për zona sundimi dhe jo drejtimi dhe zhvilimin e prosperitet.

4.Lufta politike për pushtet sot kur janë mbërthyer në KODIN eloktoral si KOD i sundimit të familjeve PS dhe PD me gjithë karrocat parti të vockla nga pas, nuk do të ndryshojë gjëndjen. Përse këto parti nuk i shikojmë të bëjnë një transperëncë për buxhetin e partisë, për shpenzimet dhe burimet ?! Ja pra korrupsini parti-pushtet
Po për jetesën e tyre, pasurite që i kanë me emrat e grave punëmëdha, me emrat e vëllezërve, motrave prindërve e.t.c.
Si jetojnë këto me të ardhurat nga funksionet shtetërore me luksin që çfaqen pa llogaritur pasuritë e fshehura cash ne dysheqe apo mure apo ne banka jashtë Shqipërisë?

E vetmja strategji që kanë tash 30 vjet këto parti me shërbëtorët e tyre mediatik dhe kulturor, është ik ti që tani të vij të vjedh unë. Oligarkët e trafiqeve, korrupsionit si aleatë të përhershëm të pushtetit shkojnë nga një qeveri në tjetrën për tu bashkuar në plaçkën e vjedhur kombëtare duke rrënuar dhe shkatërruar Shqipërinë dhe duke i bërë shqiptarët të ikin nga sytë këmbët nga Shqipëria.

Shoqëria shqiptare po tregohet ë paaftë për të ngrtur SËPARI; një moral politik, kulturor, shoqëror. Ka mjaft shoqëri që llumsohen përjetsisht në këneta të tilla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu