Rritja e çmimeve bllokon sërish Rrugën e Arbrit, shefi i policisë shpërndan protestuesit: Hapni r…

0
Rritja e çmimeve bllokon sërish Rrugën e Arbrit, shefi i policisë shpërndan protestuesit: Hapni r…
Gjigandi

Qytetarët e Bulqizës kanë zhvilluar për të katërtën ditë radhazi protestë për çmimet e larta të karburanteve dhe çmimeve të tjera të shportës.

Qytetarët u mblodhën në rrugën nacionale Bulqizë-Tiranë mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës.

Qytetarët thanë se vendosja e tavanit të çmimit të naftës nuk është e mjaftueshme.

“Kam lënë brinjët në minierë. Nuk kam pension, asgjë. Këta duan të na shtypin në rrugë, policia. 30 vjet minator. Pension 150 mijë lekë, nuk mbaj dot veten time me bukë.”

Protesta u zhvillua paqësore deri në momentin e ndërhyrjes së policisë.

RonaTyra

Ishte vetë shefi i komisariatit të policisë së Bulqizës, i cili largoi me forcë disa nga protestuesit duke provokuar incidente.

“Më arresto o shok, do i mbani të gjithë me bukë”.

Shefi i komisariatit: Çfarë nuk kupton?

“Çfarë të kuptoj?”

Shefi i komisariatit: Hap rrugën!

“Nuk të ka kushtuar ngritja e ushqimeve?”

Shefi i komisariatit: Hap rrugën, bllokimi i rrugës është vepër penale.Mos bllokoni rrugën, kanë halle njerëzit. Shkoni nëpër shtëpia.

Pas ndërhyrjes së forcave Shqiponja, protestuesit u shpërndanë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu