Gjermania gjen zgjidhjen për statujat ‘toksike’

0
Gjigandi

Gjermania e ka gjetur zgjidhjen për monumentet toksike.

Ndërkohë që debati dhe zemërimi global për të shkuarën e polemizuar të figurave historike të përjetësuara në statuja është i ndezur, gjermania ka menduar ta kthejë muzeun Spandau Zitadelle, në Berlin, vendin e prehjes finale të shumë monumenteve të diskutueshme të rrëzuara nga populli me kalimin e kohës.
Tani një ekspozitë e titulluar “Berlini dhe memorialet e tij”, analizon marrëdhënien mes gjermanëve dhe të shkuarës së tyre historike.
Të shtunën, një monument i ri, i shumëdebatuar i liderit sovjetik lenin, u zbulua në gjermani. Më shumë se 30 vite pas luftës së dytë botërore, eksperimenti komunist në tokën gjermane mori fund dhe partia e vogël marksiste leniniste e Gjermanisë, do të vendosë një statujë që i ngjason Leninit në qytetin perëndimor të Gelsenkirshenit. Sipas zyrtarëve të saj, koha që monumentet e racistëve, anti semitëve, fashistëve, anti komunistëve dhe kujtesave të tjera të së shkuarës ka kaluar ndërkohë që Lenini, ka qenë sipas tyre një mendimtar, një luftëtar i hershëm për lirinë dhe demokracinë. Por, jo të gjithë në Gelsenkirshen, e kanë mirëpritur statujën mbi dy metra të lartë. Statuja është përballur edhe me sfida ligjore por përsëri u ngrit në qytet.
Lëvizja globale, jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi, që pasoi vdekjen e afro amerikanit George Floyd në duart e policisë në Mineapolis, ka patur jehonë edhe në Gjermani. Persona të panjohur lyen me bojë të kuqe një statujë të Oto von Bismark, në Hamburg, këtë javë. Kancelari i hekurt që qëndron pas bashkimit të Gjermanisë në 1871, ka organizuar edhe konferencën e Berlinit në 1884, që ndau Afrikën mes fuqive evropiane kolonialiste.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu