Kim Kardashian dhe Jennifer Lopez në një projekt kinematografik, fansat të befasuar nga ky lajm

0
Gjigandi

Miliarderja e njohur, Kim Kardashian ka treguar  shpeshherë dëshirën e saj për të qenë pjesë e projekteve kinematografike.

Në intervista të ndryshme Kim është shprehur se një nga aktoret që pëlqen më shumë dhe që do i pëlqente të bashkëpunonte është Jennifer Lopez.

Së fundmi burime ekskluzive kanë zbuluar për ‘HarperBazaar’ se shumë shpejt dy yjet e ‘showbiz-it’ të huaj do të jenë në të njëjtin projekt si aktore.

Ky lajm i ka befasuar të gjithë fansat e dyshes, të cilët janë duke pritur me padurim për momentin se kur Kardashian dhe Lopez do të shfaqen bashkë.

Ende nuk është bërë e ditur se kur do të vijë ky projekt, megjithatë ndjekësit janë duke pritur me padurim.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu