Kur vendosën Shawn Mendes dhe Camila Cabello të lidhen?

0
Gjigandi

Shawn Mendes dhe Camila Cabello kanë qenë një nga dyshet më të komentuara në rrjet. Që prej fillimit të historisë së tyre të dashurisë, ata janë fotografuar shpeshherë duke kaluar kohë me njëri-tjetrin, deri në momentin kur e pranuan publikisht se ishin në një lidhje.

Ndonëse spekulimet rreth marrëdhënies së tyre kanë qenë të ndryshme, duket se dyshja feston tashmë 4-mujorin e lidhjes, duke nënkuptuar për fansat se gjithçka ka nisur në muajin qershor.

Koha ka kaluar shumë shpejt dhe duket se tashmë çifti është duke përjetuar periudhën më të ëmbël të dashurisë. Ndonëse disa ditë më parë ndjekësit spekuluan se dyshja i dha fund lidhjes së tyre, Shawn i hodhi menjëherë posht këto deklarata. Ai pohoi se arsyeja e vetme se pse fshiu videon ku puthej me Camila-n ishin reagimet e shumta që ato pamje kishin shkaktuar në mediat online.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu