Pas 2 muajsh pezullim, mbledhja e parë e Këshillit Politik ka ripozicionuar sërish palët për sa i përket reformës zgjedhore.
Në një njoftim për shtyp nga PD, opozita ka bërë të qartë 3 kërkesa që reforma të mos vonohet përtej 31 majit, që takimet të rikthehen në tryezë dhe të mos vazhdojnë më online dhe që puna të rifillojë nga propozimet e dërguara më herët nga opozita.
PD dhe LSI këmbëngulin se mazhoranca i ka shpërfillur propozimet e mëparshme duke mos kthyer asnjëherë përgjigje, ndërsa PS shprehet se po kërkohet të fshihen arritjet e mëparshme në Këshill.