E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte nënë Xhemilja, 103 vjeçe. Nënë Xhemilja kuron personat që kanë dhimbje të trupit (në gjuhën popullore, ka këputur mish).
Gjatë fjalës së saj ajo tha se ka një dëshirë t’i japë dorën kryeministrit Edi Rama. “Inshalla po këput mish, të vi tek unë t’i lidh mishin”, thotë nënë Xhemilja.
“Edi Ramës i jap dorën dhe kërkoj që të më japë dorën, inshalla po këput mish të vi tek unë t’i lidh mishin. Nuk kam çfarë të themi më tani”, u shpreh nënë Xhemilja.