“Juventus do të humbasë titullin dhe ne do ta eliminojmë nga Champions”

0
Gjigandi

Titulli për Lazio-n dhe kualifikim në çerekfinalet e Champions League për Lyon. Ky është parashikimi i Paolo Rognoni-t, ish-përgatitës atletik i Lazio-s në kohën e Petkovic dhe bashkëpunëtor i Rudi Garcia-s te Lyon aktualisht.

Ai ka zbuluar ëndrrën e tij në një intervistë të dhënë për Radio Incontro Olympia:

“Shpresoj që Lazio të fitojë titullin, që Juventus të luajë për kualifikimin në çerekfinale një ditë më pas pasi ka humbur titullin, që të ketë një rrëmujë të madhe brenda skuadrës bardhezi dhe që ne t’i japim goditjen e fundit”, ka thënë Rognoni.

“Sigurisht, ata do të jenë në një formë shumë të mirë për sfidën e Champions-it pas 12 ndeshjes, i vetmi avantazh për ne mund të jetë që gjërat të mos shkojnë mirë në shtëpinë e bardhezinjve. Është e vetmja mënyrë për të patur një shans më shumë”.

“Ne kemi vështirësi edhe për të organizuar miqësoret, duke parë se qeveria ka ndaluar edhe ndeshjet. Në këtë moment do të duhet të shkojmë në Katar për të luajtur. Përballja me Juventus-in është një problem logjistik, kjo është pengesa më e madhe”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu