Ditën e shtunë moti parashikohet me kthjellime dhe shtim gradual të vranësirave në orët e mesdtës të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal.
Përgjatë relieveve malore reshjet do të marrin karakter shtrëngatash afatshkurtra.
Era nga veriperëndimi 1-6m/sek, në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 10m/s.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 6/18°C
Zonat e ulëta 6/23°C
Zonat bregdetare 14/23°C
Ditën e diel moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu që në orët e para të mëngjesit me intensitet te ulet përgjatë vijës bregdetare dhe në zonën veriore.
Prej orëve të mesditës reshjet e shiut të herëpashershme shtrihen në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët deri mesatar.
Përgjatë relieveve kodrinore-malore reshje në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike dhe breshër. Era pritet të fryjë nga veriperëndimi 1-8m/s, në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 10m/s.