Në një intervistë për RTV Ora, analisti Ilir Kalemaj, u shpreh se disa vende kanë pasur qeveri teknike në mënyrë që të garantojnë procesin zgjedhore.
Ai shtoi se çështja e financimit të partive dhe kandidatëve në zgjedhje është një çështje shumë e rëndësishme, pasi një fenomen i tillë sjell klientelizëm.
Ilir Kalemaj: Qeveria teknike është aplikuar prej kohësh në disa vende. Ka ndodhur në Greqi dhe Maqedoni e Veriut, për të krijuar më shumë garanci. Qeveria teknike nuk duhet të abuzojë e pushtetin, por që të garantojë procesin zgjedhor dhe që më vonë të mos jetë i kontestuar nga palët. Kjo do të bënte që të paktën të kalimin tranzicioni si një shoqëri i lirë.
Një ndër çështjet që ka kërkuar është çështja e financimit të partive politike dhe kandidatëve. Nëse ne nuk e zgjidhim këtë çështje do të vazhdojmë të kemi deputetë që financojnë 500 mijë euro apo 1 milionë euro për tu bërë deputetë. Dhe ne e dimë fare mirë se pse dikush ka interes që të financojë kaq shumë para.
Ai person është aty për t’i shërbyer interesit personal, biznesit të tij, ose klientelës së tij duke dhënë koncesione, tendera apo edhe futjes në punë. Për t’u ndarë nga ky sistem, çështja e financimit të partive është me shumë rëndësi.