Jennifer Lopez i ka mahnitur të gjithë me pamjen e saj rinore, pavarësisht fakti që i ka mbushur të 50-tat.
Këngëtarja dhe aktorja e famshme, ishte e mrekullueshme në filmin e vet më të fundit, “ Hustlers”; të gjithë folën për të dhe formën e saj të shkëlqyer fizike.
Por Jennifer befasoi ndërkohë me pamjen e saj pa grim, në mes të ditës, pas xhirimeve për një tjetër film, “ Marry me“, ku do të interpretojë bashkë me Maluma-n.
Në këto foto ajo shfaqet e lodhur, me rrudha të dukshme në pjesën e syve dhe të qafes, të cilat e bëjnë të tregojë pak më shumë nga mosha e vërtetë, edhe pse për cdo rast, vazhdon të mbetet një femër mjaft e hijshme!!!