Ja si do jetë moti gjatë ditëve në vazhdim!

0
Gjigandi

Meteorologu Akil Osmani nga Meteoalb ka qenë në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në Ora News. Ai ka treguar si do jenë vlerat termike gjatë muajëve të verës.

“Pritet që deri ditën e premte vranësirat ët ëmbeten prezente në territorin shqiptar duke ëbrë që edhe rrjeshjet e shiut të jenë të dukshme, ndërsa mëngjeset dhe darkat do mbeten me mot të qëndrueshëm. Ndërsa gjatë fundjavës presim përmirësim më të dukëshëm të kushteve të motit duke bërë që të shtunën të kemi prezencë shumë të pakët të reshjeve të shiut, mund të jenë të karakterit lokal kryesisht në zonat malore dhe zonat qëndrore.E diela do sjellë më shumë kthjellime. 

Në vijim pritet që të kemi një rritje gaduale të vlerave termike. Deri në fundjavë verat e ulta termike do shkojnë në 14-15 gradë celcius, ndërsa vlerat maksimale përgjatë ultësirës perëndimore pritet që të shkojnë deri në 36-37 gracë. 

Duke filluar me muajin korrik do kemi temperatura të larta të cilat priten të shkojnë deri në 37 gradë. Muaji korrik do jetë muaji më i nxehtë i këtij viti, duke bërë që të sjellë vlera termike edhe më lart se 40 gradë celcius. 

Muaji gusht do mbetet një muaj me temperatura të larta, por do jetë më i freskët se korriku. Do kemi thatësirë këto dy muaj. Ndërsa shtatori do ketë vlera termike më të larta se normalja”, shprehet meteorolgu.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu