I vunë lëndë plasëse kur po flinte/ Qytetari kap kushëririn në flagrancë: E ka bërë ai…

0
Gjigandi

rrestohet një 59 vjeçar nga fshati Bastar i Mesëm pasi u kap në flagrancë nga kushëriri i tij, menjëherë sapo në shtëpinë e tij ndodhi një shpërthim me lëndë plasëse.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u konstatua një pjesë e dritares e dëmtuar, pikërisht në vendin ku gjatë shpërthimit po flinte Blerim Haxhiu thanë burime të gazetares Anila Hoxha.

I dyshuari që u prangos nga policia quhet Petrit Haxhiu, ndërsa në shtëpinë e tij u gjet një fitil zjarr përcjellës dhe tre kallëpe tritol.

Kallëzuesi i ka treguar policisë se autori i dyshuar është person konfliktual dhe se konsumonte shpesh alkool pasi e ka braktisur familja.

Por i dyshuari nuk e ka pranuar veprën, së paku deri më tani, ndërsa pritet të dalë para gjykatës për shkatërrim prone dhe kanosje.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu