I ati u arrestua për falsifikim vizash drejt SHBA, Rama liron nga detyra zv.ministren e Arsimit

0
Gjigandi

Një operacion i policisë i koduar “Crystal Eagle”, vuri në pranga 15 persona, për falsifikim vizash drejt SHBA, Kanadasë dhe Britanisë.

Mes të arrestuarve ishte edhe Eduart Haxhiu, i cili është babai i Lorena Haxhiut, e njohur për publikun si moderatore, por edhe si zëvendës ministre e Arsimit.

Pikërisht prangosja e të atit, ka bërë që Lorena të japë dorëhqjen.

Ndërkohë nuk ka vonuar firmosja nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka miratuar largimin e saj nga radhët e kabinetit.

Eduart Haxhiu, 52 vjeç, banues në Tiranë, ndodhet në masën e sigurisë “arrest me burg” të dhënë nga Gjykata e Posaçme, si i dyshuar për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë , “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

RonaTyra

Në datë 18 maj 2020, policia gjyqësore ekzekutoi urdhërimin e prokurorit për caktim nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të masave të sigurimit “Arrest në burg”, për Bukurije Ahmetaj, Elvis Ahmetaj, Shkëlzen Avduli (Byberi, Gjoka, Popenga), Elvis alias Fatmir Qema, Klajdi Llika, Eduart Haxhiu, Altin Memaj, Blerim Çoka, Admir Spahia, Azem Tanushi, Xhelil Dautaj, Mark Gjinaj (Gjini), Juxhin Tirana, Ilir Ferati, Gëzim Gjona.

Ndërkohë “arrest shtëpie” u caktua për Besjan Mustafa, Behar Ismailaj, Arjan Koldashi, Arselda Memaj, Besnike Tufa, Ervilma Bezati dhe Gëzim Breza.

Në detyrim paraqitje u lanë Aida Cenaj dhe Drita Sadriaj.

Të dyshuarit se përmes pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal kanë kryer veprat penale të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave e vizave më shumë se një herë dhe kanë ndihmuar në më shumë se një herë për hyrje të paligjshme të shtetasve shqiptarë në një shtet tjetër pa leje qëndrimi, për qëllime fitimi.

Gjatë hetimeve të kryera është bashkëpunuar në vazhdimësi me strukturat e zbatimit të ligjit të disa shteteve dhe është arritur të identifikohen dhe provohen shumë raste të kapjes së shtetasve shqiptar, në territoret e shteteve të huaja, në udhëtim drejt SHBA, Kanada dhe Mbretëria e Bashkuar, duke përdorur dokumente identifikimi të falsifikuara, të realizuara nga aktiviteti kriminal e shtetasve të mësipërm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu