“Hapja do na rrisë imunitetin”/ Pipero: E konsideroj të qetë dhe të butë epideminë, por kjo s’do të thotë…

0
18
blank
Gjigandi

Mjeku Pëllumb Pipero e cilësoi të qetë dhe të butë këtë fazë të epidemisë në Shqipëri, pavarësisht një rritjeje të ndjeshme të infektimeve në 24 orët e fundit.

“Sot kemi 18 raste pozitive, por dje dhe sot nuk kemi asnjë rast të ri të shtruar. Ndoshta këto rritje koinçidojnë edhe me hapjen, por janë raste pozitive dhe pa klinikë. Janë raste që nuk dëshmojnë sëmundshmëri, por rënien në kontakt. Unë e konsideroj të qetë dhe të butë epideminë. Kjo nuk do të thotë që të humbasim kujdesin dhe vëmendjen”, u shpreh Pipero.

I pyetur në studion e “Opinion” se përse me këto shifra ne duhet të vijojmë të qëndrojmë ende të mbyllur, Pipero tha:

Është një virus me shumë të panjohura dhe vendet që nuk kanë respektuar gradualitetin janë kthyer pas në masa. Hapja duhet të jetë graduale dhe rajonale, pasi ato mikrovatra që janë ende t’i mbajmë të survejuara, të mos na ndodhi t’i kthejmë mbrapsh. Rastet edhe pse sporadike janë pa komplikacione.

Ka një teori që  me kalimin nga një person në një tjetër bie virulenca dhe ky është fakt. Dhe ekspozimi, vazhdimi i hapjes do na japi dy gjëra: së pari në aspektin psikologjik do jemi më të qetë, në aspektin ekonomik po e po , por edhe rritja imunitetit.

Unë kam thënë dhe vazhdoj të këmbëngëul që virusi tek ne ka jo vetëm rënie të qarkullimit të transmetueshmërisë.  Unë pretendoj që ka rënë dhe virulenca, nuk është më agresiv sa ka qenë. Pra nuk sjell sëmundje, sjell rritje të mbrojtjes.  Imagjioni që në fund të këtij sezoni neve të kishim të ekspozuar 15, 20 apo 30% të popullsisë. Një hapje e kujdesshme tani na ndihmon shumë. Kjo nuk do të thotë se këtu ka mbaruar përgjegjesia e qeverisë, por këtu është më e rëndësishme përgjegjsësia e qytetarit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu