Hajdari: Nëse nuk arrihej marrëveshje për ‘zgjedhoren’, mund të kishte luftë civile

0
Gjigandi

E ftuar ne Abcnews, Rudina Hajdari ka deklaruar se e firmosi marrëveshjen për reformën zgjedhore, pasi nëse nuk arrihej dakordësia mes palëve, mund të ndodhte që të kishte dhe një luftë civile.

Hajdari: Kështu siç është (marreveshjen) nuk e votoj në parlament, e kam firmosur sepse firma ime në atë letër, vetëm tregon që unë shkoj përtej interesave të mia personale. Nuk dua që Shqipëria të ketë asnjë lloj pengese në integrimin në Evropë. Është marrëveshje që ka disa elemente pozitive, si identifikimi biometrik, edhe pse një element që mund të jetë i parealuzueshëm. Palët arritën shumë pak gjëra. Nuk bëmë as depolitizimin e administratës zgjedhore.

Ka pasur tone të larta nga të gjitha palët, edhe nga ambasadorët. Sepse marrëveshja ishte e rëndësishme. Nëse nuk arrinim të bënim këtë marrëveshje mund të kishte luftë civile, shtatori do vinte, gjërat mund të radikalizoheshin. U diskutua që Maqedonia e Veriut të merrte statusin, ne te mbeteshim të izoluar…Lufta Civile ishte gjë që qarkullonte në ajër, nuk u tha drejtpërdrejtë. Protestat mund të japin efekte shumë negative ndaj vendit tonë. Prandaj unë jam firmëtare në atë marrëveshje.”

E pyetur për deklarimin e Myslym Murrizit, se do të jetë ai që do t’I zërë vendin në karrigen e bashkëkryetarit në komisionin e reformës zgjedhore, Hajdari u shpreh: “Këto janë deklarata që nuk kanë shumë rëndësi për momentin. Ajo që ka rëndësi është beteja jonë, që është hapja e listave. Sa i përket individëve, hap pas hapi disa njerëz…unë jam mësuar me këtë gjë. Mundohem të mos jem pjesë e asnjë loje. Ambienti është i vështirtë por duhet të ecim përpara. Sidomos me ndryshimin e sistemi zgjedhor.”

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu