Godole: Dosjet e sigurimit të shtetit nuk dëshmojnë plotësisht krimet e komunizmit

0
15
Gjigandi

Për pedagogen Jonila Godole krimet e komunizmit nuk mund të dëshmohen vetëm nga zbardhja e dosjeve të sigurimit të shtetit.

Në një intervistë për Ora News ajo shprehet se ato mund të jenë dhe histori të shkruara nga vetë oficerët e sigurimit.

Godole: Ligji i miratuar në 2015 nuk parashikon lustracionin, ai u kërkon institucioneve të shohin nëse kanë persona që kanë qenë të lidhur me sigurimin e shtetit por nuk i kërkon ata. Pra i takon një institucioni të vetëm se çfarë të bëj me këta persona. Zbardhja e dhunës së komunizmit përmes sigurimit është vetëm njëra anë e historisë. Sigurimi ka qenë vetëm një nga instancat e asaj kohe. Në thelb sigurimi ka qenë thjesht një institucion pjesë e Ministrisë së Brendshme dhe merrte urdhrat nga ajo. Ndaj mua më duket e njëanshme të zbardhësh krimet e komunizmit vetëm me anë të sigurimit të shtetit. Edhe po të hapen të gjitha dosjet, ne do të shohim një histori të shkruar nga oficerët e sigurimit. Do mbeste vetëm njëra anë e historisë.

Ajo gjithashtu shprehet se që prej rënies së regjimit në Shqipëri, nuk është dënuar askush për krimet e komunizmit, ndaj kjo mbetet një problem i madh për vendin tonë.

Godole: Nuk e kemi bërë më parë. Kemi autoritetin e dosjeve që thotë se nuk e bën dot punën e tij sepse tek një pjesë e dosjeve nuk ka akses. Ne kemi bërë një përpjekje por ka ngelur sipërfaqësore në këto 30 vite. Sa herë që i duhet politikës, flirton me këtë temë. Është i vetmi vend në lindje që nuk ka pasur asnjë dënim për krimet e komunizmit që pas rënies së regjimit. Në vitet 94′ dhe 96′ ka pasur përpjekje. Është një problem shumë i madh në Shqipëri. Pavarësisht se Parlamenti i ka miratuar të gjitha rezolutat për dënimin e krimeve të komunizmit, kjo gjë nuk është bërë.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu