Lan Daci i është rikthyer detyrës në postin e anëtarit të Kolegjit të posaçëm të Apelimit, shkalla e dytë e vettingut në reformën në drejtësi.
Ky është vendimi i gjykatës së posaçme të Apelit, e cila e ka rrëzuar kërkesën e shkallës së parë, e cila mori vendim për ta pezulluar nga detyra gjyqtarin, duke pranuar kësisoj kërkesën e prokurorisë së posaçme (SPAK), e cila e akuzon Dacin për falsifikim të dokumentave.
Vijon
Për çfarë akuzohet Luan Daci
Gjyqtari u akuzua për falsifikim të dokumentave dhe fshehje të disa të dhënave, konkrtetisht shkarkimin e tij nga detyra në vitin 1997 nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, me firmë të ish Presidentit Rexhep Meidani. Në vendimin për shkarkimin argumentohej se Luan Daci largohej për shkak të paaftësisë në detyrë dhe shkeljes së ligjit.
SPAK e përcolli këtë vendim në Gjykatë dhe shkalla e parë vendosi për pezullimin e tij nga detyra në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
‘Tërmeti’ në vetting
Për shkak të pezullimit të tij nga detyra si një prej anëtarëve që kishte shikuar e marrë vendime për të paktën 86 dosje (vendime kolegjiale), shumëkush vuri pikëpyetje mbi cilësinë e vendimeve të marra ndaj prokurorëve e gjyqtarëve që ishin gjykuar prej trupës ku bënte pjesë dhe Luan Daci.
Mbi rastin në fjalë pati dhe një reagim nga ana e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili kërkoi që dosjet ku kishte gjykuar Luan Daci, të mos pezulloheshin, pasi vendimi i marrë ka qenë kolegjial.