Gazetari, sherr me Metën: Njerëzit hanë mish në shtëpi dhe s’dalin në protestë për fajin tuaj

0
Gjigandi

Ilir Meta është nxehur me Arjan Çanin, teksa ishin bashkë të ftuar në TV-në që i ka zyrat tek pallati i gruas së tij.

Meta tha se Çani bën si opozitar i flakte por nuk ka shenja.

Ilir Meta: Ju nuk keni as shenja se nuk keni dalë në shesh, po të kishit dalë do kishit edhe ju shenja në trup si të tjerët….

Arian Çani: o Ilir më fal ti po më kërkon mua të dal në shesh?

Ilir Meta: Jo jo, atë s’ta kërkoj unë, por s;ke shenja se nuk ke dalë në shesh këtë po them…

RonaTyra

Arian Çani: Po ju s’po më lini të flas,….se jemi në studio të ndryshme o Ilir. Në qoftë se Meta nuk pranon ta hapë këtë bisedë katërshe, kot që rrimë. Ta bëjmë dialog.

Askush nuk e ve në diskutim që ky vend dhe ky sistem nuk është demokratik. Policia është forcuar dhe është investuar llahtarisht shumë.

Në çdo qytet postoblloqe me policë për të krijuar një presion psikologjik, Ne duam apo nuk duam, jetojmë në një regjim.

Kujt i shërbejnë të gjitha këto detaje juridike? Kush është ky Dvorani? Njerëzit janë komplet jashtë loje…

Ke ndonjë zgjidhje të na japësh sot? Nuk i plas njeriu…

Meta: Nuk të plas ty, por i plas njerëzve.

Çani: Ata njerëz do të ishin në shesh. Fakti që janë në shtëpi duke ngrënë mish, është problemi juaj…Këtu është ngritur shtet policor….

Ilir Meta: Epo nëse ju keni frikë nga policia, normal që do dhunoheni…nëse keni frikë, mos i vini faj as Enver Hoxhës….

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu