Fevziu: Godina e Teatrit nuk duhej shembur, ndërtesa e re me kosto të papërballueshme

0
Gjigandi

Për gazetarin Blendi Fevizu godina e Teatrit Kombëtar nuk duhej të ishte shembur. Në studion e lajmeve në Ora News, Fevziu u shpreh se godina duhej të restaurohej dhe të ruhej si godinë historike.

Blendi Fevziu: Ideja ime ka qenë që ajo godinë nuk vlente më për Teatrin Kombëtar. Teatrit duhet ti plotësoheshin kushtet për të shkuar në një godinë tjetër dhe godina duhej të restaurohej për tu ruajtur si godinë historike. Restaurimi pastaj mund të kishte debate të ndryshme. Unë kam patur bindjen se kjo nuk ishte një çështje e artistëve. Nuk e di pse u inpostua si çështje e dëshirës ose jo të artistëve. Me apo pa kulla godina ishte objekt i trashëgimisë kulturore. Me kulla pa kulla, me teatër pa teatër në thelb nuk duhet të shembej godina e Teatrit Kombëtar. Unë këtë kam gjënë më të rëndësishme për momentin. Për fatin e keq godina e shemb.

Fevizu u shpreh kundër ndërtimit të godinës së re të Teatrit, pasi sipas tij kostoja është e papërballueshme.

Blendi Fevziu: Ndërtimi i teatrit të ri nëse do më pyesni, për mua është një kosto e paimagjinueshme, e pajustifikueshme dhe e panevojshme. Shqipëria nuk mund të ndërtojë një teatër 30 mln. Për 12 mijë vizitorë në vit që ka teatri me një bileta 2 mijë lekë të vjetra dhe mbi të gjitha nuk mund ta bëjë këtë kur kostot e mbajtjes së teatrit sot paguan 140 mijë euro në vit, ndërsa po të ndërtojë këtë teatër mund të shkojë një snatë e hapjes së sallës 20 mijë euro. Nuk është puna vetëm ndërtimi që ka një kosto të lartë, por edhe mirëmbajtja. A ka Shqipëria luksin të ndërtojë një vepër të përmasave të tilla? Me këtë argumentim na u tha që stadiumi duhej shembur dhe duhej bërë me kullë sepse nuk kishte lekë qeveria që ta bënte vetë. Tani pse lekët për teatrin u gjendën dhe për stadiumin jo. Në këtë aspekt unë jam kundër ndërtesës së re. Por primarja ishte ruajtja e godinës së vjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu