Pedagogia e Gjuhë-Letërsisë: Maturantët kanë të drejtë, teza kishte probleme, është përkthyer gabim

0
Gjigandi

Për Elsa Skëndëri Rakipllari, pedagoge e Gjuhë-Letërsisë, maturantët kanë të drejtë në protestën e tyre, pasi sipas saj, teza kishte probleme serioze.

Në një intervistë për RTV Ora, ajo u shpreh se pyetjet nuk kanë qenë për çështje themelore për gjuhën shqipe.

Elsa Skëndëri Rakipllari: Maturantët kanë të drejtë, teza kishte probleme serioze, në formulimin  pyetjet, në tekstet e përfshira. Sot u bë publike edhe çelësi i përgjigjeve dhe është dashur të shoqërohet me një mirëargumentim, pse ato alternativa janë të sakta dhe jo të tjerat. 

Ka pasur një reagim deri diku nga ministria, por kjo nuk e ndryshon thelbin e çështjes, pasi ministria ka thënë se do të rishikojë pragun e pikëve kur të korrigjohet teza dhe mandej do të vihet një ndryshim pikësh. 

Por nuk e dimë se sa rezultat i besueshëm është ky pasi ne nuk e dimë se sa reflektohen njohuritë e maturantes, duke mos u testuar drejt. Pyetjet nuk kanë qenë për ato që duhet të ishin çështje themelore, sidomos për atë që duhet të ishin për gjuhën shqipe. 

RonaTyra

Për Rakipllarin tekstet e provimit janë të përkthyera gabim nga gjuha e huaj, pasi është munduar të imitohet.

Elsa Skëndëri Rakipllari: Specialistët i kanë marrë tekstet një më një dhe unë vetë e pashë testin dhe mendoj se tekste, sidomos në pjesën e gjuhës janë shumë, pavarësisht se mund të jenë pak fjali. Po ashtu, ka një mungesë kohezioni dhe lidhjeje mes fjalive në tekst. Të krijohet përshtypja se tekstet ishin të përkthyera. Unë kërkova në Google me emrin e autores që ishte shkruar gabim, pasi ne i shquajmë emrat në gjuhën shqipe dhe e gjeta informacionit. Gjëja më paradoksale, që më erdhi keq, është se teksti është përkthyer gabim. 

Kjo na ngre një dilemë të madhe, pasi nuk kanë mbaruar tekstet në gjuhën shqipe. Nuk e kuptoj këtë maninë për të imituar çdo gjë. Vetë mënyra se si provimi është hartuar,tregon se është imituar nga provimet e gjuhës së huaj apo provimet e mbrojtjes së gjuhës. Ne kemi një traditë shumë të mirë të publikimit të teksteve të gjuhës shqipe. 

Ndërkohë maturantët janë të vendosur në kërkesat e tyre dhe do të protestojnë sërish ditën e nesërme (15 qershor) para ministrisë së Arsimit./ Intervistoi Xhoi Malësia, përgatiti Andi Kurti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu