Eurobondi 650 mln euro/ Ridvan Bode: Borxhi, vërtetë i keq por i domosdoshëm për të mos e bllokuar ekonominë

0
Gjigandi

Shqipëria mori një borxh prej 650 milion eurosh në tregjet financiare ndërkombëtare për të përballuar krizën ekonomike të shkaktuar si pasojë e pandemisë Covid-19.

Në një intervistë për ”Ora News”, ish-ministri i Financave dhe anëtari i Këshillit Mbikqyrës në Bankën e Shqipërisë Ridvan Bode, tha se marrja e eurobondit ishte e pashmangshme në situatën në të cilën ndodhet vendi.

Sipas tij, borxhi publik është instrumenti më i përshtatshëm për të përballuar krizën.

Ridvan Bode: ”Instrumenti i zgjedhur për mua është i përshtatshëm. Jo sepse ka kosto më të ulët por sepse është më i sigurt, është më afatgjatë, dhe jep një kontribut në ekonominë shqiptare sepse fut para të freskët në një periudhë që ka nevojë.

Deficiti buxhetor do jetë më i madhi historik që ka pasur ndonjëherë vendi dhe ka nevojë të financohet. Sigurisht që borxhet janë kosto shtesë. Nuk shlyhet vetëm borxhi por edhe interesat.

RonaTyra

Kjo e bën borxhin më të kushtueshëm në krahasim me instrumentet e tjerë, por kur ekonomia kërkon të stimulohet, apo në rastin tonë edhe të fatkeqësisë natyrore, rritja e deficitit dhe borxhit publik bëhet e pashmangshme.

Sot e gjithë bota i është drejtuar rritjes së deficitit dhe borxhit publik si instrumente për të zhbllokuar ekonominë si pasojë e pandemisë dhe karantinës.”

Bode tha se borxhi në perspektivë është i keq por është i domosdoshëm për të mos bllokuar ekonominë apo mirëqënien.

Ridvan Bode: ”Ky borxh sigurisht do dëmtojë kapacitetin tonë afatmesëm, afatgjatë për të  marrë borxh dhe për të qenë kompetitivë në tregjet financiare globale, por mendoj që kështu u gjykua për të kapërcyer situatën.

Rritja e borxhit publik, përveç nevojës për të shlyer huanë e marrë ndër vite, do të implikojë edhe kostot që vijnë nga interesat e borxhit. Ne kemi kontraktuar një borxh publik  i cili nuk bazohet në norma fikse interesi.

Borxhi është i keq në perspektivë, por është i domosdoshëm në një moment të caktuar për të mos bllokuar tërësisht ekonominë apo për të provuar më të keqen që do ishte degradim i ekonomisë së vendit apo i mirëqënies sociale. Është një marrëveshje ose pazar që bën politika e momentit me të ardhmen.” 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu