Elvana Gjata dhe Eleni Foureira veshin të njëjtin fustan, cilës i shkon më shumë?

0
Gjigandi

Kur je artiste, mund të kesh të përbashkëta jo vetëm në muzikën që përcjell tek publiku, por me sa duket edhe në shijet e stilit dhe veshjes. Ato të dyja janë ndër këngëtarët më “IN” dhe kanë pas vetes fansa të shumtë që i duan dhe i adhurojnë për super hitet e tyre, por edhe për stilin e veçantë që sjellin në çdo performancë apo dalje të tyren publike. E kemi fjalën për Elvana Gjatën dhe këngëtaren e njohur Eleni Foureira.

Të dyja vajzat e famshme kanë postuar ditën e djeshme foto me fustanet që kanë preferuar të veshin. Elvana ka ndarë me publikun momente nga provat e fustanit në atelienë e stilistit Valdrin Sahiti, ndërsa Eleni ka foto postuar gjatë mbrëmjes së djeshme.

Bëhet fjalë ndoshta për zgjedhje të rastësishme të të dy artisteve, ku i vetmi dallim në fustanin që ato kanë preferuar është ngjyra. Njëra pink dhe tjetra e verdhë. Fustani ka një version modern dhe super të veçantë! Është i gjatë, me fruda të mëdha, prej materiali tyl dhe ka një korse të zezë në zonën e belit, që sigurisht jep efektin e nxjerrjes në pah të formave trupore.

Pra, Elvana dhe Eleni kanë bërë kështu xing me zgjedhjen e njëjtë tyren! Ju si mendoni, cilës i shkon më shumë fustani?

RonaTyra
Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu