Një ngjarje e rëndë është shënuar në Laç pak minuta më parë, ku mësohet se ka mbetur një person i vrarë me armë zjarri.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rastin.
Deri më tani nuk bëhet asgjë tjetër e ditur.
Janë zbuluar detaje të reja nga vrasja që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Laç. Sipas burimeve mësohet se ka mbetur edhe një person i plagosur i cili është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Sipas informacioneve të deritanishme ngjarja ka ndodhur në një hotel. Akoma janë të paqarta rrethanat e ngjarjes.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton.