Ashtu si PD edhe LSI-ja do të mbështesë protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 16:30.
Në një dalje nga selia e LSI, sekretari i kësaj force politike Endri Braimllari i bërit thirrje policisë që të mos krijojë incidente.
” Të gjithë strukturat e LSI për të marrë pjesë masivisht në këtë tubim. I bëjmë thirrje policisë së shtetit që të mos ndalojë dhe të mos krijojë incidente në tubim. I bëjmë thirrje qytetarëve veçanërisht të Tiranës që të marrin pjesë masivisht për ti treguar Ramës dhe klikës së tij mafioze që është zoti i fateve të veta”, tha Braimllari.