Në përditësimin e të dhënave të ditës së djeshme ku u identifikuan 66 raste të reja me COVID-19 në gjithë vendin, ndërsa rezultonte se në qytetin e Korçës kishte 7 raste aktive.
Mirëpo sot mësohet se është identifikuar me koronavirus edhe një e moshuar në këtë qytet.
Dyshohet se e moshuara mund të jetë infektuar në Tiranë, aty ku ka qenë e shtruar për disa ditë në spital.
Ndërkohë, testit për Covid-19 i janë nënshtruar edhe familjarët e saj.