Pas fejesës të papritur të ish-bashkëshortit, Khloe Kardashian ka reaguar në mënyrën më pozitive ndaj këtij lajmi.
Një burim i brendshëm i familjes ka treguar për “Us Weekly” se Khloe nuk është surprizuar nga kjo ndodhi.
“Ajo e dëgjoi lajmin e fejesës nga miqtë e përbashkët. Përsa i përket sesi u ndje pas kësaj, ajo është shprehur se i uron atij vetën lumturi.
Kapitulli i saj me Lamar ka përfunduar dhe tani është koha për të ecur përpara”, ka treguar ai.
Pavarësisht se Khloe ishte e lumtur për këtë lajm, fëmijët e ish-partnerit të saj nuk u treguan shumë suportiv ndaj vendimit të babait të tyre, por shumë pak orë më vonë i kërkuan ndjesë publikisht.