Doni 1 vetull ideale?! Hiqni dorë nga këto 5 gabime

0
Gjigandi

Pasi bëhet një gabim, është e vështirë për të rregulluar trashësinë e vetullave apo harkun e përsosur. Një ekspert tregon hapat që duhet të ndiqni që mos gaboni, nëse preferoni t’i hiqni vetë vetullat në shtëpi. Shpesh ndodheni para dilemës: Shumë e hollë, e gjatë, e drejtë apo e harkuar? Besojeni ose jo, pornga vetullat të tjerët mund të ndryshojnë perceptimin që kanë për ne. Mjafton një hap i gabuar dhe pasojat, vështirë të rikuperohen.

Hiqini shpesh

Prania e një qime tek vetullat i humb perfeksionin atyre, ndaj zgjidhja më e mirë është t’i hiqni ato shpesh, duke i prerë rregullisht. Në këtë mënyrë i jepni fund torturës për të ruajtur madhësinë, gjatësinë dhe harkun e tyre. Në këtë mënyrë, sa herë që vendisni t’i pastroni ato, ju ndiqni të njëjtën linjë, duke mos i dëmtuar vetullat. Qëllimi është të mos i lini asnjëherë të rriten aq shumë sa të humbasë forma e tyre e vërtetë. Një herë në muaj? Jo është shumë. Provoni një herë dy javë, sepse është momenti i duhur.

Vendos linjat

Nësë doni që të mos bjenë në sy ndryshime në fytyrën tuaj, e kjo për shkak të vetullave, atëherë vendos një linjë të qartë. Do të thotë, ruani një kufi të gjatësisë dhe harkut të tyre, pa e ndryshuar atë në mënyrë të vazhdueshme, pasi ndodh që në shumicën e rasteve, kur ju i ndryshoni asaj formën, kjo ndikon edhe në paraqitjen tuaj.

RonaTyra

Shkurtoni bishtin e vetullave

Ruani trashësinë, por edhe gjatësinë: Qëllimi është të zgjeroni pamjen e shikimit tuaj. Kjo është arsyeja pse vendosim vijëzues, ose qerpikë në anën e jashtme të syrit. Në këtë mënyrë do të shmangni dëmet dhe në sajë të një vijëzuesi, edhe kur i keni shkurtuar më shumë sesa duhet, mund të mbushni këtë defekt me anë të një vijëzuesi. Për të qenë të sigurt se bishti i vetullave ka gjatësinë ideale, thjesht ndiqni dy rregulla. Fillimi i vetullës së majtë duhet të jetë paralel krahun majtë të hundës, e cila përkon me cepin e brendshme të syrit. Sa për bishtin e saj, ajo duhet të jetë në të njëjtën linjë me cepin e jashtëm. Mos u shqetësoni pë krahun tjetër, gjeometria është e njëjtë edhe për atë.

Ruani simetrinë

Sa herë kemi thënë: Vetulla e majtë, nuk është njësoj me të djathtën. Mos harroni, të gjithë kemi formën e preferuar të vetullës, e cila gjithmonë i përgjigjet harkut të saj natyral. Shpesh kërkimi i përsosmërisë të harku i të dyja vetullave mund të bëhet obsesion. Në të vërtetë, kjo simetri arrihet vetëm në rastin kur fytyra është e përsosur, gjë e cila ndodh vetëm në rastet ideale. Për fat të keq, jo të gjithë duhet të frymëzohemi nga Cara Delevingne apo Kim Kardashian.

Forma e vetullave

Ata që ëndërrojnë për vetulla të përsosura dhe të drejta, së pari duhet të marrin parasysh një element të rëndësishëm: Nëse hunda ka një formë ideale, mund të keni vetulla të drejta. Nga ana tjetër, nëse, ajo devijon, kjo mund të rezultojë me një devijancë të lehtë të vetullës. Mos harroni, qëllimi i heqjes së vetullave është të nxjerrë në pah fytyrën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu