Dhuna tek Teatri, eksperti i sigurisë: Policia u përdor në mënyrë të pabesë

0
Gjigandi

Eksperti i Çështjeve të Sigurisë, Pëllumb Nako, ka kritikuar veprimet e Policisë së Shtetit në aksionin për prishjen e Teatrit Kombëtar. Ai theksoi në “Ilva Now” se sipas ligjit, çdo ndërhyrje e policisë në godina apo në banesa duhet të bëhet në kushtet e dritës.  

“Policia është për të gjithë shtetasit dhe për të gjithë grupet e interesit. Vitet e fundit në shumë pretendime që kanë pasur, pothuajse rregullisht është përdorur policia dhe kjo nuk është gjë e mirë dhe kjo ka krijuar përplasje. Unë nuk do të mbaj një qëndrim nëse ishte dhunë apo nuk ishte dhunë. Po të shikoni ndërhyrjen që u bë në mëngjes në teatër, në atë moment ne shohim një veprim policor që nuk është i justifikueshëm, në raste kur kontrollohet një banesë, kontrolli në banesë bëhet gjithnjë në kushtet e dritës. Çdo veprim policor, që ndërhyhet në një ambient duhet të bëhet në kushtet e dritës. Në këtë moment policia u përdor në mënyrë të pabesë”, tha ai.

Ai foli edhe për mbajtjen e numrave identifikues të efektivëve të Policisë. Sipas tij, çdo veprim i policisë ka përgjegjësi ligjore dhe personale dhe si e tillë, ata duhet të mbanin numrat identifikues.

“Policia është institucion dhe çdo punonjës policie ka përgjegjësi ligjore, por edhe përgjegjësi personale. Ai ka nevojë të identifikohet. Nuk e kuptoj logjikën që është përdorur, unë mendoj se është një logjikë e mbrapshtë”, shtoi ai.

Eksperti i çështjeve të Sigurisë kritikoi edhe ministrin e Brendshëm, i cili tha se përgjegjësinë për veprimet e efektivëve tek Teatri Kombëtar janë të eprorëve të tyre.

RonaTyra

“Ministri nuk ka përgjegjësi ligjore, por ka përgjegjësi politike. Ministri është personalitet politik. Kjo është propagandë. Ai nuk ka asnjë lloj përgjegjësie”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu