Mëngjesin e sotëm Elbasani u trondit nga një përplasje me armë zjarri, ku mbeti i plagosur Ardian Çapja. Ndërkohë, raportohet se ai ka mbërritur në spitalin e Traumës në Tiranë ku po merr ndihmë të specializuar, pas atentatit që iu bë paraditen e sotme jashtë banesës së tij.
Çapja ka marrë një plumb në shpatull dhe në momentin që është plagosur ka rënë në tokë duke pësuar një frakturë edhe në kokë.
Nga të dhënat e para raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Spitali i Traumës është nën masa të rrepta sigurie me efektivë të armatosur në hyrje.