Ajax redukton çmimin e Van de Beek – alarmohen skuadrat e Premierligës

0
Gjigandi

Donny van de Beek po tërheq vëmendje të madhe nga Premierliga.

Ylli i skuadrës së Ajax Amsterdam Van de Beek, pritet të jetë në dispozicion për një çmim më të lirë sesa kushtonte në merkatot e kaluara.

Kriza e pasuar nga pandemia Covid-19 duket të ketë bërë që Ajax të reduktojë çmimin e tij, duke vënë kështu në alarm skuadrat e Premierligës, raportojnë mediet britanike.

Lojtari kishte një çmim prej më shumë se 60 milionësh gjatë verës së kaluar dhe janarit, kurse këtë verë, United synon ta rrëmbejë atë për 40 milionë euro.

Në fillimin e përhapjes së pandemisë, kur Eredevisie vendosi të anulonte sezonin, drejtuesit e Ajax thonin se nuk do të lëvizin çmimet, por duket se kjo është e pashmangshme.

RonaTyra

Lojtari ishte i mrekullueshëm në sezonet e fundit, nën urdhrat e Erik ten Hag. Për lojtarin interesohet edhe Real Madrid. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu