Nuk mjaftojnë protestat e Covid-i/ Dhjetëra vetë rrezikojnë mbytjen nga stuhia në SHBA!

0
Gjigandi

Teksa Shtetet e Bashkuara përballen nga njëra anë me kërcënimin e Covid-19, e nga ana tjetër me protestat masive që kanë pushtuar vendin prej ditësh që nga vdekja e 46-vjeçarit George Floyd, punonjësit e një kazinoje ne Mississipi rrezikuan mbytjen pas një vërshimi të beftë ujërash, të shkaktuar nga stuhia tropikale Cristobal.

Përpjekjet e shpëtimit zgjatën më shumë se tre orë për punonjësit e bllokuar brenda kazinosë Silver Slipper për shkak të përmbytjes së papritur. Ekipet e shpëtimit janë detyruar të bëjnë disa rrugë për të larguar njerëzit prej andej.
“E kishin të pamundur të dilnin vetë, niveli i ujit ishte rritur shumë”, tha kreu i emergjencave në kontene Hancock,  Brian Hootie Adam.
Përmbytjet tanimë kanë pushtuar zona të tëra bregdetare në Mississippi, thonë mediat e huaja, ndërsa autoritetet po i paralajmërojnë drejtuesit e automjeteve të mos kalojnë andej. Të shtunën, stuhia Cristobal kishte shkaktuar dhe një tornado në Orlando të Florida-s, duke frikësuar banorët e zonës.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu