Sulmet ajrore hakmarrëse në Gaza, trondit Hamasi: Bombardimet gjatë natës vranë pengjet izraelite

0
Gjigandi

Hamasi deklaron se, sulmet ajrore izraelite në Gaza kanë vrarë katër izraelitë të mbajtur peng në qytet, njoftojnë mediat e huaja.

Pasi terroristët e Hamasit masakruan thuajse 250 civilë dhe morën dhjetëra pengje në Gaza, Izraeli tashmë ka nisur sulmet ajrore hakmarrëse.

Bombardimet e kryera gjatë natës dhe gjatë së hënës së 9 tetorit thuhet se kanë rezultuar në vdekjen e katër izraelitëve që mbaheshin robër.

“Bombardimet gjatë natës dhe sot, në Rripin e Gazës, çuan në vrasjen e katër prej robërve të armikut dhe robërve të tyre”, tha Abu Ubaida, zëdhënës i krahut të armatosur të Hamasit.

Vdekjet dolën vetëm pasi ministri i Mbrojtjes i Izraelit deklaroi se kishte urdhëruar një “rrethim të plotë” në Rripin e Gazës.

RonaTyra

Yoav Gallant tha se ai do të vendosë një bllokadë totale në qytet që do të thotë se as energji elektrike, ushqim apo karburant nuk do të mund të hyjë në rajon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu