Deputeti për heqjen e koalicioneve: Shqiptarëve nuk u intereson se kush shkon me kë, duan lista të hapura

0
Gjigandi

Mazhoranca dhe opozita jashtëparlamentare duket se janë duke shkuar në një linjë për të arritur marëveshjen për reformën politike, ndërkohë që opozita parlamentare ka filluar një betejë paralele për disa ndryshime kushtetuese që kanë të bëjnë me pragun elektoral dhe koalicioneve parazgjedhore.

Në media është artikuluar se kryeministri Rama po e përdor opozitën parlamentare për ta arritur këtë.

Deputeti Andi Përmeti thotë se i gjithë ky diskutim nuk është i vërtetë dhe se nuk e kupton se si mund të dëmtohet PD.

I ftuar në RTV Ora ai thotë se shqiptarëve nuk u intereson se kush krijon koalicione, por duan të votojnë përfaqësuesin e tyre në parlament.

Përmeti: Unë si fillim nuk e shoh në këtë mënyrë. Atje janë disa deputetë të opozitës parlamentare që kanë qenë të bindur dhe kanë kërkuar ndryshimin e sistemit me lista të hapura. Unë personalisht që përpara se të merrja mandatin, unë kam kërkuar publikisht ndryshimin e sistemit dhe hapjen e listave. Kësaj i kam qëndruar në çdo debat. Të gjithë kërkojnë listat e hapura. Dhe të thuash që Rama kap për hapjen e sistemit ku përfaqësuesi i tij, Gjiknuri tha që nuk do të ketë diskutim për ndryshimin e sistemit, kjo është e tepërt. Ndërsa për heqjen e koalicioneve parazgjedhore, unë nuk e kuptoj se si heqja e koalicioneve në lista të hapura, që vijnë automatikisht, dëmtojnë PD-në. Ky diskutim mbi koalicionet sikur dëmtojnë një palë dhe i jep fuqi palës tjetër, nuk është e vërtetë.

RonaTyra

Pati një ndryshim të Kodit Penal të cilat i kundërshtova shumë fort. Ilir Meta e dekretoi këtë ndryshim të Kodit Penal duke delegjitimuar Parlamentin pasi sipas tij parlamenti kishte 82 vota të legjitimuara e pjesa tjetër ishte ilegjitime. Me këtë miratim ai legjitimoi 84 vota që ka nevojë parlamenti. E pse e bëri, se na do ne? I legjitimoi se ishte në një javë mjalti me Edi Ramën. Ajo javë ka mbaruar sepse duket nga reagimet publike të njëri tjetrit. Presidenti dekretoi dhe legjitimoi atë Parlament që e ka sulmuar 1 vit e gjysmë. Atëherë pse duhet të besoj unë që LSI do jetë me PD ose me Ramën. Shqiptarëve nuk u intereson se kush rri me kë, ata duan që të zgjedhin vetë se me kë do të përfaqësohen në Parlament.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu